Nora Istrefi dhe Robert Berisha sërish të lidhur 2 vite pas ndarjes?

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës dy vite më parë duke mbetur miq shumë të mirë për hir të vajzës së tyre, Renée.

Shumë u tha rreth ndarjes së tyre e skenare të shumta u ngritën për arsyen që i çoi ata në rrugë të ndryshme pas 13 vitesh lidhjeje, megjithatë protagonistët kanë thënë se martesa e tyre thjesht nuk po funksiononte. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë bashkë në momente të rëndësishme për vajzën por edhe për njëri-tjetrin.

Shpesh kanë treguar në rrjetet sociale se frekuentojnë të njëjtat vende me miqtë e përbashkët, ikin me pushime me të bijën teksa nuk ka munguar as mbështetja publike ndaj projekteve të ndryshme të secilit. Madje, u përfol gjatë në media këtë javë fakti që dy artistët u panë për herë të parë në një poster bashkë, teksa ishin ftuar të performonin në një lokal në Prizren.

Sakaq, as njëri dhe as tjetri s’kanë pranuar se kanë nisur ndonjë lidhje të re. Ditën e sotme, “Panorama” shkruan që miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri.

Miqtë e tyre kanë treguar se Nora mund të jetë arsyeja pse Roberti nuk do në asnjë mënyrë që të deklarohet publikisht me ndonjë vajzë tjetër në krah, edhe pse është përfolur disa herë për romanca të reja. Vetë ata nuk kanë dhënë asnjë shenjë lidhur me një ribashkim të mundshëm, duke qëndruar si gjithnjë tepër hermetikë. Se si është e vërteta, mbetet për tu parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...