Ndryshim i papritur i motit, ulje temperaturash dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti javën e ardhshme

358

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që javën e ardhshme të kemi mot të kthjellët, por gradualisht temperaturat do të bien dhe nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Të hënën dhe të martën parashikohet mot i kthjellët si dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës. Të mërkurën moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave hera –herës dhe të dendura.

Në zonën e veriut (kryesisht zonën e Alpeve dhe verilindje) do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar. Reshje shiu të dobëta dhe të izoluara parashikohen edhe në relievet e tjera malore të vendit. Ndërsa java mbyllet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Parashikimi nga SHMU:

“Java që presim përpara parashikohet të jetë një tjetër javë me mot kryesisht të kthjellët por gradualisht temperaturat në vlerat e mesditës bien dhe nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parshikohen me mot të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave hera-herës deri dhe të dendura. Në zonën e veriut (kryesisht zonën e Alpeve dhe verilindje) do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar. Reshje shiu të dobta dhe të izoluara parashikohen edhe në relievet e tjera malore të vedit.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe atë të Premte me mot të kthjellët si dhe vranësirat e pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe ato malore të vendit.“-shkruan SHMU.