A ju pëlqen Dhurata Dora? Këngëtarja mbetet gojëhapur, shihni çfarë dhurate i bëjnë…

204

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku. Këtë gjë e tregojnë këngët e saj që klikohen pafundësisht dhe sallat e koncerteve të mbushuara plot.

Mirëpo, te koncerti i fundit, Dhurata ka marrë edhe një surprizë shumë të bukur. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se emri i saj është regjistruar në regjistrin online të yjeve. Fansat kanë blerë një yll online me emrin e saj dhe në video ajo shihet e lumtur duke hapur dhuratën me shpejtësi.

“Oh Zot, mbështetësit e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se para disa javësh, Dhurata publikoi bashkëpunimin e parë me Noizy-n, me titull “Mi Amor”. Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në një nga hitet e kësaj vere.