16-vjeçari merr makinën pa lejen e prindërve, përplaset me dyqanin, plagoset 37-vjeçarja

92

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 16-vjecar ka plagosur një 37-vjecare.

Në njoftimin e policisë thuhet se i riu që kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me vitrinën e një dyqani.

Nga përplasja është plagosur shtetasja me iniciale E.A, e cila ndodhet në spital jastë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.