Shkodra e para për investimet dhe mirëadministrimin, Voltana Ademi kalon edhe Erion Veliajn…

398

Bashkia e Shkodrës është e vetmja kur nga votimet e 30 qershorit u ndryshua Këshilli Bashkiak me anëtarë vetëm të mazhorancës në pushtet, por ku kryetari është në detyrë. Pavarësisht situatës ministria e Financave e rendit në krye të listës sa i përket përdorimit të fondeve buxhetore dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

 

Sipas tabelës, Voltana Ademi ka marrë 47 pikë në 72 të mundshme dhe me një përmirësim sa i përket vitit 2019. Madje duke e barazuar bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj në një rast dhe duke e kaluar sa i përket këshillit të qarkut. Sa i përket investimeve është Vlora që renditet në fund me 37 pikë.

 

Një tjetër monitorim është dhe ai për dërgimin e faturave në thesar dhe i kontratave. Ndryshe nga viti i shkuar auditi ka konstatuar një zbatim të ligjit. Ndërsa shlyerja e detyrimeve të prapambetura është ulur më 15 përqind të totalit të mbetur nga viti 2019.

 

Megjithatë 42.5% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit kohor prej 30 ditësh. Kjo problematikë vjen për shkak të mungesës së fondeve nga ana e institucioneve, të cilat ndërmarrin angazhime përtej kapaciteteve të tyre ose për shkak të mos-planifikimit të duhur mujor të arkës.

ShkodraWeb

Lexo edhe:   Lajm super i mirë, 8 ditë pa viktima nga Covid-19