Salianji publikon foton, lajmëron rikthimin e disa emrave të njohur në PD. Ja cilët janë ata…

231

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lajmëruar kthimin e disa personaliteteve të PD-së të rrethit të Korçës,

duke theksuar se pas kontributeve të pandërprera në vite rikthehen edhe në degë për të vazhduar ndihmën e tyre.

Postimi i Ervin Salianjit:

“Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e bashkisë të zgjedhur nga PD.
Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe i japin Partisë Demokratike.

Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagog ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë…

Demokratët kanë identitet të fortë, përkatêsia i bashkon nga çdo ndasi. Koha është për bashkim të çdo kontributi.
Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala.”-tha Salianji.