“Kush e dallon?” Blendi Fevziu kap fenomenin e veçantë nga avioni mbi malet e vendit tonë (FOTO)

316

Gazetari Blendi Fevziu ka vënë re një fenomen të veçantë në një nga malet e Shqipërisë.

Nga dritarja e një avioni, ai ka shkrepur disa fotografi ku duket një zemër e formuar në gur.

Sipas tij, lokacioni është sapo kalon Bizën, në ish-komunën e Shëngjergjit.

Krahas fotove, ai pyet ndjekësit e tij nëse munden që ta dallojnë simbolin e veçantë: Kush dallon një gjë të veçantë në to?

Ndërkohë nuk kanë munguar komentet e shumta.