E sulmoi partnerja e Andi Bushatit për nismën e fundit, moderatorja e njohur e Top Channel nuk ia lë mangut

Bieta Sulo nisi në Insatgram një nismë shumë të veçantë, për të ndarë të gjithë foto nga vendet plot gjelbërim.

Moderatorja e ndërmori këtë nisëm si një shenjë sensibilizimi për t’ju rikujtuar njerëzve sa i rëndësishëm është mjedisi dhe si po e shkatërrojmë ne vetë pak nga pak.

“Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikoheshin vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga nstagrami, si shenja sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve”, shkroi Bieta, duke ftuar disa njerëz që të publikonin foto nga vende të gjelbëruara.

Mirëpo këtë nismë nuk e ka pritur mirë moderatorja tjetër, Balina Bodinaku. Kjo e fundit përmes një postimi në Instagram sulmon Bietën për nismën, duke e cilësuar si diçka pa vlerë.

“Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte.

Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjarret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Balina në reagimin e saj.

Bietës nuk i ka shpëtuar ky koment dhe i është kundërpërgjigjur Bodinakut. Ajo ka ripostuar statusin e një blogere që e mbështet dhe shprehet se nisma do të vazhdojë për të gjithë ata njerëz që nuk e quajnë si “gjënë më idiote” dhe që “nuk mendojnë të fikin zjarret me një kovë ujë’.

“Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin”, i është përgjigjur Bieta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...