Arra e Madhe, Nji lagje simoter e Serreqit

Nga Luke Luka

Arres se Madhe , i vjen keshtu emni prej nji peme arre e madhe shekullore, qe ishte ne mes te dy shpijave; Xhuxhejve e Toskejve.
Lagje e vjeter, nder te vjetrat ne qytetin tone, ishte me shume shpi te uleta, te cilave vera u falte kenaqesi me oborret karakteristike plot me lule te stines.

Ndersa dimni i eger u dhuronte merzi e veshtiresi. Kjo per shkak se shpesh permbyteshin prej vershimit , jashte shtratit, te lumit Kir, sic e thone edhe keto vargje:

Arra e madhe ne vere me lule
Shetitet ne dimen me sule ..

Ne kete lagje, shpija ma e vjeter, e permendun dhe e njoftun, ishte ajo e te parit te fisit, Kole Xhuxha.

Ky kishte ardhe prej katundit Xhuxhe te Fanit te Mirdites. Pasardhesit e tij ma vone e kthyen mbiemnin ne Gjinaj!..
Koles, burre i shkurte, qe mbante gjithmone nji kesule te kuqe rrashtake mirditore, ne lagje i “kendonin” kete bejte:
Arra e Madhe me shume halle / del Kol Xhuxha me fes te kuq!
Gra e burra hjedhin valle,
femija lozin rrasabuq!..

Nipi i tij, Eduardi, teshti ne moshe e trashigimtar, tregon se gjyshi i tij, Kola, ishte pasanik me shume toka dhe vneshta si ne Bardhej, ne Beltoje e Berdice.Ne qytet ishin prone e tyne te quejtunat “Baçja eXhuxhejve”
“Kallamat e Kole Xhuxhes”etj.

Sot keto kane mbetun si toponime se aty jane ndertu shume shpija e apartamente, Stacioni i trenit, ish ndermarrja artistike etj.
Vajza e tij, Luçija, ishte e martume me Preng Pashen e Mirdites.

Familje tjera te permenduna te kesaj lage jane: Kadarja, Hila, Gjonejt, Çefa, Ujka, Pepa, Çeli, Radoja, Shuli, Simoni , Krroqi, Mjeda, Vasa, Martini, Luka, Fishta, Kaculini, Çurçija, Ronkali, Sheldija, Pjalmi, Çerraxhija, si dhe Pema e Suma, ku perfunonte lagja me kalu ne lagjen tjeter te njohun Perash!

Nuk marr persiper me ba historikun e seciles familje.Vetem nga njohjen prej lidhjeve familjare qe kam pase e kam me kete lagje, po paraqes figura te shqume me dije e qytetari, qe kane kontribu ne ruejtjen e vlerave ne te gjithe sferat e jetes.

Nji personalitet , icili u perkund ne djepin e shpise se familjes Vasa, ishte ai i Pashko Vases (1825- 1892).
Veprimtar i Rilindjes Kombetare.Mori pjese ne luften, prane Garibaltit, per bashkimin e Italise. Ma vone per per nji dekate ishte guvernator i Libanit.

Ne kishen e vogel “Zoja Ruzare”, e mjaftueshme per besimtaret e lagjes( e perbame teresisht prej katolikeve), kane jetu e punu ne qelen e saj, shume priften françeskane. Nder ato edhe Justin Rrota, meshtar, atdhetar, njeri i thjeshte, mbi te gjitha gjuhetar e poliglot.

Nuk ka pase shkencetar icili te mos kete folun e shkru per te dhe te mos kete marre mesime prej tij!…

Ne dalje ne rrugen kryesore nis prej shtepise muze te P.Vases, gjendet kuvendi i murgeshave “Bijat e dashnise hyjnore” si dhe konvikti “Vajzat e shen Jozefit”.Aty perbri asht edhe shpija e vellazenve Zef Simoni, monsinjor dhe Gjergji prift e perballe shpija tjeter e priftit Ndre Krroqi!..
*

Nji familje tjeter,paksa ineresante ishte edhe ajo me emnin Kadarja.Jetonin moter e vella, qe leshonin shpine me qyra. E, banoreve te Arres se Madhe, ndonese me jetese te veshtire, nuk u ka mungu kurre humori e shpotia:

Rri me shpi te Kel Kadarja
e qyrane e kam pagu,
ai i vene deres 2-3 shula
e nuk na len me mbajte as pula..????
*

Ne kete lagje kane ba emen:
Prej familjes se Toskejve, Çelini i ndershem, shofer taksie, Zeka ingjinier me dy vajzat Çiljeta e Fausta volejbolliste te “Vllaznise” e Kombetares.

Zef Mjeda, mesues e njohes e zotnues i gjuhes nderkombetare “esperanto”.
Pjeter Arbnori e Pjeter Pepa ,deputete ne kuvendin e pare pluralist mbas shembjes se diktatures.

Jane te njohun doktoret Suma, Kaçulini,Ashta e Ujka.

Muzikantet kole Gjinaj,Jakobin Pepa e Karlo Radoja.Shquhet piktori Pjerin Sheldija, peneli i te cilit asht i paperseritshem , qe permes ngjyrave ne tabllot e tij, jep fragmente te jetes se Shkodres, si dhe shkrimtari humorist Kolec Pepa e aktori Ndoc Sheldija.
Nga kjo lagje kane dale edhe mesues te nderuem: Kel Ujka e te bijte Gjosho e Bert, profesor Simon Pepa e plot mesues si vellaznit Cefa(Anton, Matish Kolec),Terezina Ronkali, pjerin Pjalmi, B.Çurcija, V.Sheldija, G.Gjonej, Ageti Çefa, S.Shuli, M.Ujka etj.etj.
*

Fatkeqesisht edhe kjo lagje, si shume te tjera, u prek prej diktatures. Shume intelektuale te nderuem si Ndoc Radoja ( intelektual i nji formati te veçante pozitiv),vellaznit Zef e Ndoc xhuxha, Zef Mirija, Matish Çefa,Dom Ndre Krroqi, Pjeter Arbenori, Ndoc Peci e shume e shume te tjere u denuen me akuza fallso me burgim e deri ne pushkatim.Nder to qe vuejten burgun ishte edhe shoku e miku jone i Fb.Pjerin Pjalmi, i cili sot ne moshe gezon shendet te plote dhe asht aktiv ne jete.
*

Si perfundim banoret e kesaj lagje kane kene e jane njerez te thjeshte, te mire ne shpirt e ne tradita.

Ne foto nji dasem ne oborrin e shpise karakterisike shkodrane ma e vjetra ne Arren e Madhe!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...