Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother Vip”. 90% e banorëve të shtëpisë janë përzgjedhur

Gazetari i njohur i showbizit, Eraldo Rexho, ishte sot i ftuar në “Pushime On Top” ku zbuloi detaje të reja ekskluzive përsa i përket reality show-t të shumëpërfolur “Big Brother VIP”.

Ai tregoi se edicioni i parë do të nisë në muajin tetor, teksa bëri me dije se deri më tani janë përzgjedhur 90% e banorëve pjesëmarrës. Eraldo gjithashtu tha se ai do të jetë pjesë e skuadrës së “Big Brother VIP” në fazën parapërgatitore.

Ndërkohë pa zbuluar ende emra, gazetari tha se në reality show-n që do të nisë së shpejti pjesëmarrës nuk do të jetë asnjë personazh i “Për’puthen” siç është aluduar sëfundmi nëpër portale.

“Asnjë nga emrat e personazheve që kanë qarkulluar në rrjet nuk do të jenë protagonistë në Big Brother VIP të edicionit të parë. Unë këtë di ta them me siguri. Nëse do të ketë apo jo banorë të Big Brother VIP, ish-pjesëmarrës të Për’puthen,

deri në këtë moment, asnjë nga ish-protagonistët e Për’puthen nuk është konfirmuar si banor. Çfarë do ndodhë më tej nuk di ta them, por deri në këtë moment, nuk do ketë asnjë nga Për’puthen”, u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...