“Do bësh s*ks me mua? Kur e ke bërë për herë të fundit”/ Roza Lati u përgjigjet pyetjeve provokuese të ndjekësve

178

Moderatorja Roza Lati ka treguar se është shumë mendje hapur dhe pa komplekse, e si e tillë nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve provokative të ndjekëësve të saj në Instagram.

32-vjeçarja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku tërheq vëmendje gjithmonë me anë të seteve fotografike që realizon, pasi në to shfaqet mjaft joshëse, sensuale.

Mbrëmjen e djeshme, prezantuesja seksi zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit dhe pyetja e parë pikante që iu bë ishte: “Kur ke bo seks për herë të fundit?”.

Roza vendosi të përgjigjej me ironi ndaj pyetjeve personale, duke shkruar: “Alo…? Po… dy bileta për kinema desha… reshti fundit të lutem… po… Faleminderit!”.

Pyetja e dytë ishte: “Qofsh free një herë në krevat me mu para se të vdes”. Në këtë rast, Roza shkroi vazhdimin e përgjigjes së parë: “Alo… po… ai filmi… me pull të kuqe është apo jo? Aman, se kemi kalamaj me vete…!”.

Por pyetjet nuk kishin fund për jetën private të aktores. E radhës ishte: “Je në lidhje?”.

Roza iu përgjigj: “Alo… po… Harrova em marr Popcorn. Thuaji dikujt të na sjelli. Faleminderit!”.

Shumë fansa të artistes dëshirojnë të kenë një mundësi që ta takojnë atë. Mirëpo, kur njëri e pyeti nëse kjo mund të realizohej, Roza tha: “Kam punë o xhan. Për Zotin.”.

Një tjetër i drejtoi këtë pyetje Latit: “Kam kohë të gjatë pa bërë seks. Do bësh seks me mua?”.

Edhe këtë herë, Roza vazhdoi historinë e “filmit” në përgjigje, duke shkruar: “Alo… po… ca, kam parku keq??? Po unë ia dhash çelësat atij rojes mo! Merru me rojen, jo me mua!”.

Para se të festonte ditëlindjen e saj, Roza tregoi se i kishte premtuar nënës, Rita Latit, se në këtë moshë do të bëhej nënë për herë të parë.

E pyetjet rreth shtatzënisë nuk kishin si të mungonin për bionden seksi.

“Mos je gjë shtatzënë? Një nur i tillë të ka rënë”, i shkruante ndjekësja, së cilës Roza ia ktheu: “Do ishte mrekulli”, duke nënkuptuar se së bashku em të dashurin e saj, e mendojnë zgjerimin e familjes.