Del studimi i fundit i INSTAT, Shqipëria vendi më dembel në Europë

297

Sipas një studimi të fundit të kryer nga INSTAT, Shqipëria ka marrë një vlerësim të dobët sa i përket nivelit të lartë të dembelizmit.

Duket se të rinjtë dhe personat që janë më në moshë gjithashtu nuk kanë dëshirë dhe nuk janë mjaftueshëm të motivuar të punojnë. Kjo sipas tyre, vjen për shkak të krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Sipas INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke u renditur e shtata në Europë për normën më të lartë të popullsisë inaktive.

Ky tregues ishte më i lartë në 6 vende të tjera Europiane, si Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Turqia ku popullsia inaktive arriti në intervalet 32.6-45.1 %. Niveli më i lartë në Europë i përket Turqisë.