Po hetohet për korrupsion! Mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në Greqi në shoqërinë e deputetes

259

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e Top Channel foton e publikuar në rrjetin social të Facebook, ku mjeku i njohur Edvin Prifti shfaqet duke festuar në shoqërinë e deputetes së Kukësit, Gerta Duraku.

Fotoja është shkrepur më 4 gusht të këtij viti, ku Prifti është po ashtu në shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, në shumën 51.479.368 lekësh dhe 177.497 Euro por sërish ai ia ka dalë të përballojë koston e pushimeve dhe shpenzimeve në Greqi.

Top Channel mëson se Prokuroria vendosi zgjatjen e afateve të hetimeve për një periudhë gjashtë mujore për Priftin, pasi ai u lirua nga burgu.

Përmendim faktin se emri i mjekut Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua dhe u la në burg gjykatësja Enkeleida Hoxha.

Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar të ëmën.