“Nuk më ha luli për këta” Haradinaj flet për përplasjen me Ramën…

120

Kryeministri Edi Rama kujtoi një ditë më parë takimin për Samitin e Berlinit dhe bisedën me ish-homologun e Kosovës Ramush Haradinaj.

Por ky i fundit ka reaguar në një intervistë të fundit për RTK.

Haradinaj u shpreh se 2 vite më parë pati një bisedë të pakëndshme me Ramën, por jo me liderët e tjerë ndërkombëtarë, ndryshe sa pretendoi kryeministri i Shqipërisë.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të pabazuara, në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës që ishte rrezik për Ballkanin që do të na dërgonte në luftëra të reja.

Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama,”- ka thënë Haradinaj në intervistë.

Haradinaj konfirmoi se ka pasur bisedë me fjalor të ashpër me Ramën, ashtu siç bëri me dije kreu i ekzekutivit të Shqipërisë para një dite.