Gazetari i njohur Muhamed Veliu ka shpërndarë së fundmi një foto të pazakontë në rrjetet sociale.
Në të duken pasojat e një aksidenti, ku një mjet tip “Citroen” ka përfunduar mbi trafikndarëse, por nuk dihet mënyra se si.
“Nuk është një photoshop por një foto e vërtetë nga një rrugë në Veri të Shqipërisë,”-shkruan ai.
Deri më tani, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për ndonjë aksident të ndodhur, ndërsa nuk dihet as nëse ka të lënduar.