Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martinit, Dragos Savulescu është liruar nga ambientet e paraburgimit në Greqi.
Dragos është lënë i lirë, pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali. Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve rumune, Gjykata Italiane ka vendosur që Dragos të lihet i lirë.
Megjithatë, ai është vendosur në arrest shtëpiak dhe nuk lejohet të largohet nga Greqia. Lajmi konfirmohet nga mediat rumune, të cilat shkruajë se kjo masë është caktuar nga një gjykatë rumune, e cila ka kërkuar dhe ekstradimin e Savulescut.
Masa e vendosur ndaj tij sjell një sërë detyrimesh, mes tyre dhe paraqitja në gjykatë brenda afateve të përcaktuara nga togat e zeza. Kujtojmë se Savulescu u arrestua nga autoritetet greke, pas një postimi në rrjete sociale të Angelës.