Kishte vjedhur 2 kg florinj në Dubai/ Kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kukës, kërkohej nga Interpol?

292

Ditën e djeshme u njoftua se policia Kufitare e Kukësit ka arrestuar në Morinë një 51-vjeçar nga Kosova pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë.

Në pranga ra Agron Rehfeldt, 51 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kërkohej nga drejtësia e Abu Dhabit. Mësohet se 51-vjeçari nga Kosova kishte thyer një dyqan bizhuterish në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vjedhur një sasi prej rreth dy kilogramësh bizhuteri floriri.

Rehfeldt pas marrëveshjes paraprake me Riad Nishevcin, me datë 05.07.2011, pas mesnatës, fillimisht kanë arritur të futen në katin e sipërm e pastaj në katin përdhes të dyqanit ku ndodheshin bizhuteritë, të cilat pasi që i kanë marrë, i kanë groposur në një vend tjetër, e pastaj kanë ikur në Kosovë.