Ishte “zhdukur” prej një muaji nga ekrani, ja sa ka ndryshuar Eni Vasili pas lindjes së dy binjakeve

Ne 1 mujorin e dy binjakeve te saj, moderatorja e njohur Eni Vasili ka publikuar nje video ku mund ta shohim per here te pare pas lindjes se vajzave.

Më 6 korrik të këtij viti Vasili u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë Nikol dhe Sofi.

Ditën e sotme, dy vogëlushet festojnë një muaj jetë e me këtë rast mami Eni vendosi të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një video të realizuar nga festa e organizuar në shtëpi për Sofinë dhe Nikolën.

Në të duket torta e madhe ngjyrë rozë, mbi të cilën janë shënuar emrat e vajzave, më pas disa foto bardh e zi të këmbëve të tyre, disa foto të duarve e në fund një foto e moderatores duke shëtitur me të bijat në karrocë.

Me këtë rast, Eni tregoi edhe se si duket një muaj pas lindjes.

Ajo kishte zgjedhur këngën e Kerri Brown, të titulluar “A letter to my doughter”, për të shoqëruar imazhet e bukura në video.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...