“Hallexhinj jemi të gjithë shoku Rama”, këngëtarja e njohur labe: Unë i dhashë edhe votën

216

Një nga fushat më të goditura gjatë pandemisë është ajo e artit, ku për shkak të masave parandaluese u pezullua tërësisht aktiviteti artistik.

Këngëtarja labe, Blerina Balili në një intervistë për Ronaldo Sharkën në emisionin ‘Ora Verore’ tha se edhe ajo është goditur nga pandemia, por sikurse edhe artistët e tjerë nuk ka gjetur mbështetje tek kryeministri Rama.

“Ne na ka dëmtuar jashtë mase korona dhe shoku Edi Rama nuk na u përgjigje, na u përgjigje shumë ashpër kur të kërkuam dhe ne si gjithë të tjerët. Na the rrini në shtëpi, por kemi dhe ne halle, familje, kupton. Siç ke ti zotëri. Por the ju keni të na jepni dhe neve, jo t’iu japim ne juve.

Përderisa unë paguaj taksa çdo muaj jam brenda rregullave zotëri, kështu që duhet të paguash sepse mora një refuzim shumë të madh. Edi Rama unë të dhashë dhe votën, jo për gjë. S’kisha votuar kurrë. Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa, por për të gjithë, sepse familje dhe hallexhinj jemi të gjithë shoku Edi Rama,” tha këngëtarja.