E rëndë në Greqi/ 28-vjeçares shqiptare i rrëmbejnë foshnjen në maternitet, zbulohet si gruaja greke gënjeu partnerin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë të Greqisë, ku 28-vjeçares shqiptare ia rrëmbyen fëmijën teksa ishte në gjumë.

Një 45-vjeçare greke, nënë e dy fëmijëve të moshës 4 dhe 10 vjeç mori foshnjen e porsalindur, e mbështolli me një triko dhe u largua me taksi.

Pasi abortoi fëmijën e saj, vazhdoi të pretendonte se ishte shtatzënë për muaj të tërë dhe foshnjen që rrëmbeu ia prezantoi si të ishte fëmija i tyre. Shtatzëninë e fshehu për 2 muaj pasi është mbipeshë ndërsa partnerit i tregonte ekzaminime mjekësore të rreme.

Ndërsa shqiptarja, pasi lindi u dërgua në një dhomë në katin e parë të maternitetit dhe më pas i çuan foshnjen, që qëndronte në shtratin e parë pranë derës. Rreth orës 04:45, maminë e zuri gjumi pasi ushqeu fëmijën me gji. Pak më vonë u zgjua nga një zhurmë e çuditshme dhe pa hije në korridor, shkruajnë mediat greke.

Brenda pak çastesh kuptoi që foshnja ishte zhdukur dhe nisi të bërtiste me të madhe nëpër korridore. Ndonëse tentuan të mbyllnin të gjitha portat për të parandaluar rrëmbimin, ishte tepër vonë.

Kur e çoi në shtëpi, gruaja nga Greqia i tha partnerit se lindi në një spital me metodën cezariane, por u largua shpejt se nuk donte të qëndronte. Ishte fqinja që e tradhtoi duke lajmëruar policinë për të dëshmuar të gjithë të vërtetën.

Foshnja, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se ajo ishte me të vërtetë fëmija i porsalindur i 28-vjeçares.

45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç. Ndërsa Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Athinës vendosi që spitali të dëshmpërblente prindërit duke i dhënë secilit prej tyre nga 15 mijë euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...