Nuk mbijetoi dot! Kjo është Tatiana Haxhiaj, vìktìma e dytë nga zjarret në Shqipëri, humbi jetën 1 javë pas të shoqit

136

Gruaja në foto është Tatiana Haxhiaj e cila humbi jetën ditën e sotme si pasojë e plagëve që kishte marrë nga zjarri. 60-vjeçarja ishte e shtruar prej 8 ditësh në spitalin e Djegieve plastike në Tiranë, pasi kishte trupin 70% me djegie.

Haxhiaj është viktima e dytë që humbi jetën nga zjarret në vend. I pari ishte bashkëshorti i saj, Andrea Haxhiaj i cili po ashtu nuk mundi ti mbijeto nte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë më 3 gusht.

Burrë e grua ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, në momentin që banesa u përfshi nga zjarri. Vetë Andrea Haxhiaj nisi të luftonte me flakët me mjete rrethanore, por u rrëzua nga shkallët.