“Ky do mirë me vjehrrën e mirë me burrin”, Murrizi ka dy fjalë për përjashtimin e Berishës nga Parlamenti

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sërish në lidhje me çështjen “non grata” të Sali Berishës dhe kërkesën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim për përjashtimin e tij nga parlamenti.

I ftuar në studion e lajmeve në Neës24, Murrizi tha se në këtë çështje duhet të jetë kryedemokrati Basha ai që duhet të japë një përgjigje të prerë dhe se më kë do të rreshtohet dhe jo ta mbajë mirë me të dyja palët.

Myslim Murrizi: A i keni dëgjuar deklaratat e fundit të ambasadores Yuri KIm, për çfarë pastrim listash flet? I tha para zgjedhjeve. Në informacionet që DASH disponon besoj që ka individë që i kanë shpëtuar kësaj liste para zgjedhjeve, sot jemi më pak se 1 muaj kur të mblidhet parlamenti i elitës galaktike.

Ajo thotë akoma pastroni, thirrje që mos pranoni në grupet parlamentare deputetë që figurojnë në listën e zezë si njerëz që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuar. Nuk e shoh vetëm për Berishën, përderisa iu drejtohet të dyve dhe shoh një staniacion të Ramës në lançimin e qeverisë së re.

2017 meqë ishte vazhdimësia, ishte në këmbë qeveria. Nuk mendoj se do të ketë ministra që janë në listën e personave të pistë të DASH apo agjencive ligjzbatuese të vendeve të BE.

Pyetje: A duhet të hyjë Berisha në parlament?

Myslim Murrizi: Kjo është në gjykimin e vetë të Berishës. Në fund të fundit, administrator i PD është Basha. Ai ka, kryetar. Kur del me fitim vazhdon, kur del 3 herë humbje duhet të ikësh. Ai ka marrë përsipër të jetë aty me garë false me shoqërinë e vet që me demek i kishte rivalë. Gjithë shqiptarët që kanë qenë 18 vjeç në ’92 mbajnë mend ambasadorin e SHBA që bënte fushatë

Kryetari duhet të mbajë një përgjigje të prerë, pa ekuivok, tani mirë me Berishën, mirë me Yuri Kim. Ky duhet ta ndajë. Edhe nëse është kundër DASH, të dalë të thotë është abuziv, e ka dhënë Soros etj, e të thotë që do rri me këtë burrin pasi nuk kam këllqe ti them ik.

Pyetje: A mund të ketë grupim të ri parlamentar të Berishës?

Myslim Murrizi: Nuk shoh ndonjë regjim të ri. Por, pas 9 shtatorit çdo deputet në bazë të atij që ndjen, të karakterit, rrezikut, frymës, mund të mbajë qëndrim që Luli nuk po e mban. E kanë lakun në fyt, nuk do të shkojnë mirë me vjehrrën, mirë me burrin. Këta do e ndajnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...