“Ku i merr lekët, çfarë pune bën?”/ Tea nuk ja përton ndjekësit: Në Greqi… (FOTO)

117

Madje publiku u dashurua pas çiftit që u duk se po krijohej,

Andi dhe Tea, të cilët edhe dolën bashkë nga programi. Por më pas doli se e vërteta ishte krejt ndryshe, pasi Trifoni në fakt ishte e lidhur me një tjetër konkurrent të “Për’puthen”, Beartin.

Kur publiku kuptoi se ata i kishin mashtruar, nisën ofendimet e madje edhe kërcënimet ndaj saj. Por edhe lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi pas pak muajsh u zbulua se ata ishin ndarë.

Tani, Tea është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto të shumta dhe herë pas here bashkëbisedon me ndjekësit e saj të shumtë. E kështu ka bërë edhe një ditë më parë.

Pyetjet mund të kenë qenë të shumta për Trifonin, por ajo u ka kthyer shumë pak përgjigje. Teksa dikush e ka pyetur se ku i merr lekët, çfarë pune bën, ajo është përgjigjur në mënyrë epike.

“Mbledh ullinj në Greqi në sezon, zoti llogaritar”, i shkruan ish-konkurrentja e reality show-t ndjekësit të saj.