Një nga këngëtaret më të dashura labe, Blerina Balili ka qenë e intervistuara e radhës në emisionin Ora Verore, nën autorësinë e moderatorit Ronaldo Sharka.
Për të gjithë fansat dhe publikun që e do dhe mbështet, këngëtarja vendosi të na tregonte më shumë nga jeta e saj personale.
Balili u shpreh se është martuar në moshë të vogël dhe është bërë nënë që 15 vjeç.
Tani në moshën 41 vjeçarje këngëtarja është bërë gjyshe e një nipi të cilin tha se e do shumë.
“Kam dy fëmijë, dy djem. Të madhin e kam të martuar, më ka bërë gjyshe. Kam një nip shumë të bukur. 41 rrumbullak dhe nuk më vjen turp ta them. Unë e them moshën, nuk e kam problem fare. Zoti t’i jep rrudhat, të jep dhe pleqërinë, rininë, bukurinë, mëson njeriu nga këto gjëra në jetë.
Jam martuar që fëmijë, ashtu ikëm dhe në Greqi ishim të detyruar. I linda dhe rrita andej fëmijët. Erdha shumë vonë në Shqipëri. Kam ikur 18 vjeç në Greqi dhe jam kthyer 28. Jam bërë nënë që 15 vjeç dhe gjyshe për herë të parë u bëra 40 vjeç,” tha këngëtarja.