ÇMENDET 22-VJEÇARI/ I MERR JETËN SHOKUT TË NGUSHTË SEPSE I MORI TË DASHURËN

Komuniteti lokal i Serres është i tronditur nga nje ngjarje e rëndë i një 22-vjeçari, i cili për motive banale theri shokun e tij 20-vjeçar në sheshin e fshatit Ano Kamila, në Greqi.

22-vjeçari, në orët e para të ditës së sotme, plagosi për vdekje të riun 20-vjeçar, sepse ai i mori të dashurën dhe u zhduk në drejtim të paditur. Autori kishte vizituar rregullisht fshatin Ano Kamila, pasi gjyshi i tij nga ana e nënës jeton atje. Policia arriti të neutralizonte autorin në vendin ku fshihej dhe e arrestoi, duke e transferuar në Drejtorinë e Policisë Serres.

Mediet fqinje shkruajnë se autori i dyshuar i 20-vjeçarit ka ngarkuar në mediat sociale foto dhe video me thikën që përdori për ti marre jeten të riut.

Në foto, autori, i zhveshur nga beli lart, mban një thikë dhe shkruan si koment se “Sa herë që ther dikë ngre sytë” , që do të thotë se i riu mund ta ketë postuar foton e tij pasi i mori jeten shokut te tij.

Përveç fotografisë rrëqethëse ka një video në të cilën autori e mban thikën dhe në një moment e fokuson atë në kamerën e tij të telefonit. Sipas informacioneve, 22-vjeçari është fëmijë i një familje me probleme, prindër të divorcuar dhe ai shpesh dëbohej nga shkolla për shkak të sjelljes. Disa muaj më parë ai kishte përfunduar shërbimin ushtarak, në të cilin kishte qenë përsëri problematik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...