Ushtarët shqiptarë i kërkojnë cigare dhe çokollata ministrit në Kukës: A ke naj paketë me na e lënë

Ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë kërkuar cigare dhe çokollata nga ministri i Kosovës, Armend Mehaj.

Ky i fundit ishte sot në Kukës, aty ku vizitoi efektivët e FSK-së që kanë ardhur në territorin shqiptar për të ndihmuar në shuarjen e flakvëe.

Ministri i takoi dhe ushtarët kërkuan cigare e çokollata. Fillimisht, është një prej efektivëve që e pyet Mehajn nëse e pi cigaren. Kur ai përgjigjet negativisht, ushtari i thotë se donte që tu linte ndonjë paketë, jo se ata do t’i ofronin ndonjë cigare. Të gjithë qeshin dhe më pas kërkojnë edhe çokollata.

Pjesë nga biseda, në minutën e parë:

Ministri: A doni me ju shti me pi diçka?

Ushtarët: Jo…

Uhstari: Zoti ministër, a e pini vigaren…

Minsitri: Jo vallahi…

Ushtari: Jo thamë a ke naj paketë me na e lënë…

Ushtari tjetër: Ngjom edhe ne nga Tropoja…nuk i lom bash vetëm…ama çokollata dum

Ushtari tjetër: S’dum çokollata. Të ketë ëmbëlsira po ama me merak e kemi cigaren.

Ushtarët bashkë: Ministër, faleminderit! Respekt!

Ministri: E mora mesazhin unë. Ej, faleminderit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...