Sot u arrestua nga Interpoli në Greqi, por si u njoh Angela Martini me miliarderin rumun

320

Ditën e sotme në qendër të mediave rozë, ka qenë modelja shqiptare me famë botërore Angela Martini.

Kjo pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu u arrestua me një person tjetër në ishullin e famshëm të Mykonos. Ai ishte duke kaluar pushimet së bashku me Angelën, ku po shpenzonin shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Mirëpo, si u njoh miliarderi rumun me shqiptaren seksi? Ka qenë vetë Angela që e ka zbuluar para disa kohësh. Në një bisedë në Instagram, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve duke zbuluar kështu shumë sekrete.

“Ku dhe si jeni takuar me bashkëshortin”, e ka pyetur një fans modelen, ku kjo e fundit është përgjigjur: “U njohëm në një festë që po mbahej në shtëpinë e tij në Los Angeles, në kuzhinë, në të njëjtën shtëpi ku jetojmë bashkë sot. Kjo foto është bërë mbrëmjen që u takuam për herë të parë”.

Më pas atë e pyetën: “Çfarë ju bëri të dashuroheshit me bashkëshortin tuaj? Jeni çift perfekt”. Këtu modelja me origjinë shqiptare nuk la pa renditur të gjitha cilësitë pozitive të partnerit, që nga inteligjenca e deri te seksi.

“Inteligjenca e tij, burrëria, sinqeriteti, besnikëria, bujariteti, mënyra sesi ai mendon, mënyra sesi ai dashuron, stili i tij, është shumë seksi si dhe mënyra sesi më puth edhe më më prek”, ka shkruar Angela.

Lexo edhe:   Do të habiteni se çfarë thotë Miss Serbia për flamurin tonë Kombëtare!

Kujtojmë që çifti kanë 3 vite e gjysmë të martuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.