Rritet numri i të shtruarve tek Infektivi, mjekët: Pjesa me e madhe prej pacientëve me Delta

207

Në shërbimin Infektiv prej më shumë se një javë shënohet një rritje e numrit të pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Siç raporton gazetarja Ema Shazivari, të shtruarit u përkasin grup-moshave të ndryshme, dhe mes tyre ka edhe nga ata që janë në gjendje të rëndë.

Gazetarja raporton se mjekët pohojnë se pjesa më e madhe e të shtruarve janë të prekur nga varianti delta i virusit. Siç janë shprehur edhe mjekët, Delta ka sjellë ndryshime në klinkën e sëmundjes pasi ata që infektohen nuk kanë tashmë probleme me frymëmarrjen apo kollë.

Në vend të këtyre simptomave, pacientët kanë prekje të gjerë pulmonare, temperaturë dhe probleme gastrointensinale. Sa i përket pacientëve që janë në gjendje të rëndë, mjekët thonë se bëhet fjalë kryesisht për të moshuar.

Të intubuar tek Infektivi aktualisht nuk ka, por ka pacientë që janë në reanimacion.