“Pushka top le ti bëhet” Rama reagon i revoltuar, tregon çfarë i ndodhi pasi publikoi foton me 2 kampionet olimpike

418

Pas komenteve negative që mori kur publikoi foton me dy kampionet olimpike të Kosovës Nora dhe Distria, kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim të fortë.

“Kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t’i bëhet, e ka të gjithë bekimin tim të nxjerrë krejt gjuhën jashtë.

Por ama askush në Kosovë a në Shqipëri qoftë, të mos presë assesi që unë dhe shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur – përfshirë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia”, shkruan ai ndër të tjera.