HYRJELAJMEKORONAVIRUSNdryshojnë sërish rregullat për të shkuar në Greqi, ja çfarë duhet të...

Ndryshojnë sërish rregullat për të shkuar në Greqi, ja çfarë duhet të dini nëse do shkoni në vendin fqinj

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë ka njoftuar pak më parë në bazë të qeverësi Greke kushtet që duhen plotësuar për të shkuar nga Shqipëria në Greqi:

Njoftimi i plotë:

* Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit labratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).

– Formularin PLF;
– Çertifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose
– Çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.

Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Linkun e regjistrimit të formularit PLF e gjeni në adresën: http://ëëë.travel.gov.gr/

-Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

-Nga data 13 korrik 2021, është hapur dhe Pika Kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje 08.00-20.00 .

Më shumë informacion në lidhje me mënyrat e përshtatshme dhe mjetet e transportit dhe lejet e lëvizjes brenda Greqisë janë në dispozicion në: https://forma.gov.gr/

Çdo informacion në vazhdimësi për udhëtarët mund ta gjeni në faqen e Ministrisë greke të Turizmit: https://mintour.gov.gr/en/covid19-en/

Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në territorin grek, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid)

bazuar në algoritmin shëndetësor dhe janë të detyruar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi të respektojnë masat e jashtëzakonshme për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19,

sipas vendimit të përbashkët ministror sipas të dhënave Δ1α/ΓΠ.οικ.48487/30.7.2021 (Β’ 3481).
Ekzaminimet kryhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët janë përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.

TE TJERA

spot_img