“Kam nevojë të marr frymë” Habit këngëtarja shqiptare, shfaqet me maskë oksigjeni në fytyrë (FOTO)

120

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur shqiptare Fifi ka shqetësuar të gjithë fansat.

Ajo është shfaqur me një maskë oksigjeni në fytyrë.

Artistja publikoi një video ku shihet shtrirë në shtrat dhe la të kuptohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam nevojë të më rikthehet zëri im! Kam nevojë të marrë frymë!”-shkroi ajo krah videos. Fifi nuk ka treguar ende se çfarë i ka ndodhur konkretisht, por shpresojmë të zbulojë së shpejti gjendjen e saj shëndetësore dhe gjithçka të kalojë sa më mirë.