Gazetari zbulon si paraqitet situata nga Covid-19: 30 persona ndodhen të shtruar, 2 në gjendje të rëndë

Gazetari Erion Skëndaj, ka raportuar për “BalkanWeb”, situatën aktuale në Spitalin COVID 1 në QSUT.

Ai ka thënë se aktualisht në këtë spital ka rreth 30 të shtruar, midis moshave 45 dhe 77 vjeç. Sipas gazetarit dy prej të shtruarve janë në gjendje të rëndë në repartin e intubimit.

Nga informacionet e marra prej tij, rezulton se këta persona nuk kanë qenë të infektuar më parë me virusin dhe as nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës anti-COVID.

“Në spitalin Infektiv ka 30 persona të shtruar nga mosha 45-77 vjeç. Ka dy persona në gjendje të rëndë shëndetësore në intubim.

Nga informacionet që kemi, personat në gjendje të rënduar nuk janë të vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 dhe janë persona të moshës mbi 60 vjeç”, tha Skëndaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...