‘E kishim fikur kur erdhi FSK-ja’, Safet Gjici mohon ndihmën e Kosovës për zjarrin

190

Dje, sapo presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani miratoi vendimin e parlamentit,

për të sjellë ndihma në Shqipëri, makina, mjete dhe mbi 30 forca zjarrfikëse fqinje erdhën për të na ndihmuar për të shuar zjarret e mëdha që prej ditësh kanë kapluar vendin tonë.

Kukësi ishte më keq, kodra sipër tunelit të Kalimashit. Pamja dukej apokaliptike.

Vetë kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici foli dje dhe tha se situata ishte tepër e vështirë, ndërsa sot ai e ka mohuar që ndërhyrja e FSK-së të ishte vendimtare.

Sipas tij, kur erdhën forcat e Kosovës, zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit e Kukësit.