Policia u fut brenda dhe i prishi festën, por ja çfarë thotë Don Xoni…

Don Xhoni është kthyer shumë shpejt në reperin e preferuar të shumë të rinjve shqiptar.

Ai ka vetëm pak kohë që është pjesë aktive e industrisë muzikore dhe në një kohë shumë të shkurtër ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Çdo këngë e tij është kthyer menjëherë në hit dhe Don Xhoni ka pasur një rritje të menjëhershme në karrierë. Sa herë që ai merr pjesë në një koncert sallat janë të mbushur plot e përplot me fansa të tij, që dinë përmendsh çdo këngë.

Por së fundmi Don Xhoni është përballur menjë situatë jo shumë të këndshme. Rritja shqetësuese e rasteve të reja me Covid-19 në ditët e fundit ka nxjerrë në terren Policinë dhe Inspektoratin për të kontrolluar në zona të ndryshme ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve, sipas raportimeve të mediave në Kosovë.

Në koncertin e Don Xhonit ishin grumbulluar shumë njerëz, përtej limitit të lejuar nga rregullorja anti-Covid dhe ndaj është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë koncertin. Këtë gjë e pohoi dhe vetë reperi përmes një postimi në Instagram.

Ai shkruan se nuk ishte faji i tij që u ndërpre koncerti dhe premton se do të rikthehet sërish.

“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ishte te ne por te policia me inspektoriatin që na ndaluan festën. Shihemi shumë shpejt”, shkruan reperi në reagimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...