Pasi kërkuan bojkot, Stresi dhe Noizy kanë gati planin për të anuluan koncertin e Goran Bregovic (FOTO)

Ftesa e Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka nxitur reàgime të shumta në radhën e artistëve shqiptarë.

Ndër personat që ka reàguar i revoltuar e madje ka kërcënuar se do të dhunojë këngëtarin serb është reperi i njohur, Noizy.

Përmes disa postimeve në Instagram ai u shpreh se Goran Bregovic nuk e njeh askush në Korçë dhe nuk ka pse të jetë i ftuar.

Po ashtu ai shkruan se nëse nuk anulohet ftesa, ai do të nxisë fansat e tij, që ta godasin me shishe birre në kokë.

Noizy u shpreh se në Shqipëri ndodhej edhe Dua Lipa, kështu që organizatorët e festivalit mund të ftonin atë nëse duan një artist me famë botërore.

“Bashkia e Korçës çne ai këngëtar për festën e birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Anulojeni. ‘Cancel atë’ ose unë do nxis fansat. Ashtu siç nxíti ai në lùftën e Kosovës. Shishe birra kokës. Çuna e dini vetë ju. Shishet plot jo bosh, se desh harrova. Dua Lipa është këtej. Plus e njeh gjithë bota… Thirreni atë”, shkruante Noizy në disa postime.

Pas kësaj, Noizy ka reàguar sërish duke treguar se ka një plàn për bòjkòtimin e koncertit të artistit serb.

Në InstaStory, ai shpalos idenë e orgànízímit të një tjetër koncerti në të njëjtën ditë që Bregovic do të ngjítet në skénë.

“Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”

“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka orgànízuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anùlojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxítur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, ka shkruar Noizy.

Stresi i është shtuar listës së personazheve shqiptarë që janë kundër ardhjes së Goran Bregovic në Shqipëri. Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se vetëm shqiptarët e Kosovës e dinë çfarë kanë kaluar gjatë lùftës me Serbinë, ndaj ne nuk mund t’ju hapim plàgë duke ftuar dikë që ka frymëzuar ùshtàrët serbë.

Ai shton se nuk bën më thirrje për dhunë, por ju ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë festivalin në të cilin do të këndojë Goran Bregovic.

“Ju analista shqipetar, nenkryetar dhe kryetar lopcar. S’kemi nevoje as per artin e as per boten e Serbise. Nuk e kemi perjetu ne masakren e Kosoves, nuk kemi hùmbur ne motren, femijen, baben, vellain apo kusherinjte, nuk kemi qen pjese direkte e kesaj fatkeqesie por ka qene populli e shqiptar i Kosoves qe i ka vujt keto masakra ndaj e keni shume te lehte te flisni per serbin dhe ti pritni ne konakun tuaj.

Se keni provuar t’ju marrin jeten nenen ne sy tuaj apo beben duke ja ça barkun nenes ??? Ai keni provu keto ? Jo pra s’dini se cfare eshte te jesh pjes e gjenocidit. Turp per shtetin tone, tùrp per ju analista k**** meshkuj blogera, gazetare marre t’ju vije.

Un nuk bej thirrje per dhùne kurre me, por ju lutem bòjkòtojeni ate koncert te m**** plzzzzz”, shkruan Stresi në reàgimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...