Nuk humb kohë/ Ledjana e “Përputhen” gjen dashurinë pas ndarjes nga Mevlani

215

Ajo është një nga konkurrentet më të njohura që mori pjesë në “Përputhen”.

Bëhet fjalë për Ledjanën, e cila së fundmi pas ndarjes së Mevlanit, ka gjetur dashurinë.

Këtë e ka zbuluar vetë vajza brune, gjatë një bisede me ndjekësit në rrjetet sociale.

“A je beqare?” e ka pyetur njëri prej tyre.

“Ç’rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”, është përgjigjur Ledjana.

Më tej, dikush tjetër e ka pyetur se si ndihet shpirtërisht dhe ajo nuk ka hezituar të tregojë se është e dashuruar. “Ndihem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur Ledjana.

Po ashtu, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka zbuluar se i mungon dikush të cilin e thërret “bebe”.