Nje tjetër qytet Shqiptar ku bukuria e të cilit po flitet në masë nga mediat më të njohura në botë

330

Associated Press i ka kushtuar një shkrim turizmit të Gjirokastrës historike. Nën titullin Shqipëri.

Vera e shkurtër e Gjirokastrës, e cila përjetoi lulëzimin e turizmit vetëm një sezon, shkrimi flet për ndikimin e pa ndemisë në jetën e qytetit të gurtë.

Një xhevahir që kishte provuar të mirat e turizmit pa de gra duar, vetëm për disa stinë, e fundit në veçanti ajo para pand. emisë i çoi të gjitha në vitin zero.

Gjirokastra, një qytet i vogël i Shqipërisë në jug të Shqipërisë pati një minilulëzim në 2019 me 120 mijë turistë që vërshuan për të zbuluar veçantinë e saj arkitektonike dhe kulinarinë.

Por tashmë, edhe në “qytetin e gurtë” të vendosur në shpatin ku është ndërtuar kalaja e shekullit të 13 tashmë është e qetë.

Në një vend ende të varfër nga standardet evropiane, turizmi kishte arritur të zinte 9 përqind të PBB-së, një pjesë që, pa pand. eminë, vlerësohej të arrinte dy shifra këtë vit.

Një qytet pa industri, Gjirokastra u rinovua në funksion të mikpritjes dhe turizmit. Shtëpitë e frëngjijve u shndërruan në dyqane të vogla, bare dhe restorante; numri i vizitorëve u rrit me 4 herë midis 2015 dhe 2019.

Italianët, polakët, francezët dhe spanjollët përbënin numrin më të madh të vizitorëve , të cilët megjithatë vinin madje nga SH.B.A., Kanada dhe Australia, si dhe nga Izraeli. Deri në marsin e kaluar.

“Siç mund ta shihni vetë – i thotë Manjola ekipit të AP – sot ju jeni të vetmit turistë dhe të vetmit klientë këtu”.

“Nuk mendoj se mund të mbijetojmë gjatë, nëse qeveria nuk ul taksat, domethënë për një vit,” shton Kodra, e cila dyshon nëse do të ketë rezervime për pranverën e ardhshme.

Pak më shumë optimsitë, të paktën përsa i përket betejës së rimëkëmbjes së fluksit turistik janë përfaqësuesit e administratës publike. “Pand. emia do të zhd. uket një ditë së shpejti, turistët do të kthehen dhe do të gjejnë një tjetër qytet dhe madje edhe më të bukur”, garanton Loena Bakuli, drejtoresha e planifikimit të turizmit për bashkinë lokale.