Lindi sa pesha që ka një mollë. Pas 13 muajsh në terapi intensive, vogëlushja fiton betejën me jetën

Foshnja, që mendohet se ka lindur me peshën më të vogël në botë, ka dalë nga spitali në Singapor pas 13 muajsh në terapi intensive.

Vogëlushja Këek Yu Xuan peshonte vetëm 212 gramë kur lindi, sa madhësia e një molle dhe gjatësia e saj ishte 24 cm. Ajo lindi në javën e 25-të për shkak të një komplikacioni gjatë shtatzënisë së nënës së saj.

Mamaja e të voglës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se u diagnostikua me pre-eklampsia, një gjendje shtatzënie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut që mund të shkatërrojë organet vitale dhe mund të jetë fatale për të dy si fëmijën dhe nënën.

“Megjithë vështirësitë dhe komplikacionet, e vogla frymëzoi të gjithë njerëzit përreth me këmbënguljen dhe rritjen e saj, gjë që e bën atë një fëmijë të jashtëzakonshëm – një rreze shprese mes trazirave të Covid- 19″, tha spitali Universitar Kombëtar i Singaporit (NUH) në një deklaratë.

Gjatë kohës që qëndrimit në spital vajza iu nënshtruar trajtimeve të shumta si dhe u lidh me shumë aparate për të mbijetuar. Doktorët thanë se shëndeti dhe zhvillimi i saj ka përparuar mirë nën kujdesin e tyre dhe tani mund të largohej nga spitali.

E vogla vuan ende nga sëmundje kronike të mushkërive dhe do i duhet sërish ndihmë në shtëpi, megjithatë doktorët janë optimistë se ajo do të bëhet më mirë. /Iconstyle

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...