E akuzuan se përdor photoshop për belin e vajzës, Ardit Gjebrea iu kthen një përgjigje në stilin e tij

245

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më aktiv në rrjete sociale.

Ai ndan me ndjekësit detaje të shumta nga përditshmëria e tij, duke nisur nga puna e deri tek jeta private. Ditët e fundit ai ka treguar se ndodhet me pushime në SHBA me familjarët e tij, bashkëshorten Anilën dhe fëmijët, Jonin e Annën.

Më në fund familja u bashkua me Jonin pas më shumë se 1 viti, i cili nuk ka mundur ta vizitojë familjen për shkak të pandemisë. Arditi ka publikuar herë pas here foto nga këto pushimet, ku më e fundit është një imazh i vajzës së tij, Annës. Ajo shihet duke pozuar buzë detit, ndërsa Arditi shkruan përkrah fotos: “Gëzimi im!”.

Mes shumë komenteve plot dashuri për Annën, Arditit i ka rënë në sy njëri që e akuzon se ka përdorur photoshop për të zvogëluar belin e së bijës.

“Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”, shkroi një ndjekëse dhe Arditi nuk e la pa përgjigje.

Sigurisht ai ka treguar se nuk ka përdorur photoshop dhe përgjigjen ja ka kthyer me shumë qetësi, duke na vërtetuar se të tilla komente të pavenda nuk e mërzisin aspak për sa kohë ai është në rregull me veten.

“Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”, i është përgjigjur Arditi duke e kaluar situatën me sportivitet.