HYRJELAJMESHOWBIZDon Xhoni dhe super këngëtarja shqiptare vijnë me një bashkëpunim? Ja detajet...

Don Xhoni dhe super këngëtarja shqiptare vijnë me një bashkëpunim? Ja detajet që ngritën dyshime

Pikërisht kur menduam se bashkëpunimet për këtë verë mbaruan, e kishim gabim!

Madje një nga ato që do të bënte më shumë bujë do të ishte pikërisht një i Don Xhonit dhe Loredanës. Dhe mesa duket dyshja e reperëve mund të vijnë shumë shpejt me një projekt muzikor sëbashku.

Dyshimet i kanë ngjallur vetë ata me postimet e fundit në Instagram. Loredana i ka shoqëruar disa video të saj në Instagram me këngën e tij, “Deri kur”.

Ndërkohë, Don Xhoni publikoi një video në Story ku e falenderoi këngëtaren për disa bluza. Reperi u pa gjithashtu dje në koncertin e Loredanës në Prishtinë dhe teksa ishte duke kënduar “Nëse don”, ajo ftoi reperin që ta shoqëronte në skenë.

Nisur nga sukseset e dy artistëve, jemi të sigurt se nëse bëhen bashkë kënga do të jetë një super hit!

TE TJERA

spot_img