28 hetuesit e BKH nisin sot punën, a duhet të dridhen politikanët?

96

28 hetuesit e BKH nisin këtë të hënë zyrtarisht punën. Më herët ata zhvilluan në Romë trajnimin intensiv të specializuar nga DIA italiane për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Fillimisht ata iu nënshtruan procesit të përzgjedhjes duke filluar nga testi i logjikës së arsyetimit, testit fizik, hartimi i esesë, intervista e strukturuar si dhe verifikimi i figurës.

Gjithsej, BKH duhet të ketë 60 hetues, por gjatë fazave të konkurrimit kanë mundur që të kualifikohen vetëm 28 të tillë. Kujtojmë se BKH është një institucion i ri, i dalë nga Reforma në Drejtësi. Kjo strukturë është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.