Në Korçë u bë protestë për ardhjen e Goran Bregovic, e gjeni dot sa vetë morën pjesë?

Qytetarët korçarë ishin të ftuar sot në orën 11:00 për një protestë kundër Goran Bregovic, pasi artisti u ftua nga Bashkia e Korçës për të performuar në “Festën së Birrës”.

Protesta u thirr pas një sërë polemikash në rrjete sociale, e madje dy nga këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Capital T, anuluan pjesëmarrjen e tyre. Ndërkohë, është mësuar se kërkesën në polici për zhvillimin e protestës e ka dorëzuar deputeti Kujtim Gjuzi.

Në disa nga fotot që janë publikuar në rrjete sociale krahas organizatorit shfaqen vetëm tre qytetarë të tjerë. Duke qenë se të pranishëm ishin vetëm katër persona, kjo u cilësua si një protestë e dështuar dhe se nuk u morën parasysh reagimet e bëra.

“Festa e Birrës” pritet të mbahet nga 18-22 gusht dhe Bregovic do të interpretojë në natën e fundit si i ftuar special.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...