“Irfani të dërgojë Kozma Dushin në…”/ Gazetari tallet: Ja si zgjidhet çështja e Bregoviçit!

186

Ndërsa online ka nisur një ‘fushatë’ nga qytetarët, pas vendimit të bashkisë Korçë, për të ftuar në festivalin e birrës këngëtarin serb Goran Bregoviç, nuk mungojnë reagimet e forta nga figurat e njohura publike.

Shumë këngëtarë shqiptarë, në Shqipëri e Kosovë, grupimi i tifozëve Kuq e Zi, etj, janë shprehur kundër ardhjes së tij, ndërkohë që Bregoviç ka qenë dhe më parë në Shqipëri, në vitin 2006.

Ai nuk pranohet me arsyen se dikur motivonte paramilitarët serb me këngët për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës

Ndër të fundit që ka reaguar mbi këtë çështje është edhe gazetari Ylli Dylgjeri.

Duke ironizuar ai kërkon të ndërhyjë diplomacia, duke vendosur reciprocitetin.

Madje në këmbim të Bregovicit në Korcë, shton ai, serbet duhet të ftojnë Kozma Dushin në festën e birrës në Nikshiq.

Postimi

Të ndërhyjë diplomacia!
Çështja e Goran Bergovicit zgjidhet vetëm duke vendosur reciprocitet. Irfani të dërgoj në Nikshiq, Kozma Dushin për të kënduar për birrën e Nikshiqit.