Horoskopi ditor, e hene date 9 gusht 2021

Dashi

Ditë e kënaqshme kjo e hënë 9 gusht për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do të keni çfarë të kërkoni më shumë nga ai/ajo që keni në krah.

Demi

Pozicionimi i Uranit do jetë i keq këtë ditë të parë të javës së re në jetën tuaj në çift. Për më tepër, mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Nuk do të merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah.

Binjakët

Ditë shumë e ngrohtë dhe e mbushur me emocione e hëna që po afron. Do ta shfrytëzoni deri në maksimum dhe do të ndiheni të plotësuar. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte.

Gaforrja

Mos iu qani për çdo gjë partnerit/es tuaj këtë të hënë sepse do ta bëni të ndihet keq. Ai nuk është Zoti që të mund t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Financat do të vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar.

Luani

Do të tregoheni gjithë kohës të hapur me partnerin tuaj nesër dhe nuk do t’i mbani atij asnjë të fshehtë. Marrëdhënia mes jush do të jetë e kënaqshme. Me financat duhet të tregoheni të matur edhe për disa kohë.

Virgjëresha

Dialogu do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës nesër në jetën tuaj në çift dhe do ta keni më të thjeshtë t’i tejkaloni momentet delikate. Plutoni do ju ndihmojë të zgjidhni telashet në planin financiar.

Peshorja

Do të jeni kritikë ndaj vetes suaj gjatë gjithë kësaj dite dhe do t’i kërkoni falje partnerit për gabimet e bëra. Ai jo vetëm që do ju falë, por do ju mbajë më afër se kurrë më parë.

Akrepi

Gjëra të jashtëzakonshme pritet tl ndodhin nesër në jetën tuaj në çift. Do të zbuloni të tjera tipare të partnerit të cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me më shumë pasion.

Shigjetari

Do të jeni tmerrësisht shumë xhelozë gjatë kësaj dite dhe pritet të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Mundohuni t’i vini vetes fré, sepse përndryshe mund të arrini edhe në ndonjë ndarje.

Bricjapi

Priten goxha mosmarrëveshje dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Tregohuni shumë të matur me ato që do thoni nëse nuk doni që gjërat të përfundojnë keq.

Ujori

Të dashuruarit do të kalojnë një ditë shumë normale dhe aspak problematike. Në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë darkë romantike. Në planin financiar situata do ndërlikohet edhe më tepër se ç’është për shkak të shpenzimeve që jeni të detyruar të bëni.

Peshqit

Nesër nuk do të ketë pasion të zjarrtë ndërmjet jush dhe partnerit, por gjithsesi marrëdhënia në çift do të mbetet e qëndrueshme. Mundohuni të respektoni lirinë dhe të drejtat e tjetrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...