Familja e kërkonte prej 3 vitesh, 58-vjeçari gjendet i vdekur brenda një fuçie

154

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një fuçie të mbyllur në Greqi.

Skeleti i tij është gjetur sot, në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, ndërsa familja e kërkonte prej tre vitesh.

Në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë.

Hetuesit po punojnë për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, edhe pse shtojnë se pas kaq shumë kohe, është mjaft e vështirë që të ketë gjurmë që mund të zbardhin të vërtetën. 58-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve.