Skernder Brataj ngre alarmin ja ilaci qe nuk duhet te perdorni kur jeni me Covid

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe që po kurohen në kushtet e shtëpisë, të mos bëjnë eksperimente me të ashtuquajturat “mjekime interneti”.

Brataj ka thënë se ka parë në internet qe qarkullon një protokoll mjekimi, ku sugjerohet përdorimi i betadinës për të shpërlarë fytin, por sipas tij kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ky mjekim përdoret vetëm për të dizinfektuar plagët.

“JO MJEKIM INTERNETI!!!

Përshëndetje qytetar shqiptar kudo ndodhesh.

Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerëzit dhe të afërmit e tyre.

Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjekësorë të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët!

Terapia dhe medikamentet merren nën këshill mjeksore , pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake,

frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak(saturimetria) që duhet të jetë në njerëzit normal nga 94-100%, në ata me patologjia pulmonar jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit.

Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi interneti. Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionet dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund tju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata.

Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te specialist të tjerë atëherë veproni”, thekson Skender Brataj./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...