Pas 69 vitesh, kardinali Ernest Troshani rikthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë

Pas 69-vitesh, kardinal Ernest Troshani u rikthye në kishën e Kallmetit në Lezhë, në vendin ku prehen eshtrat e Nikollë Troshanit, i cili ka qenë ipeshkv i kësaj zone.

Në përkujtim të 30-vjetorit të takimit të Papa Gjon Palit të dytë me monsinjor Troshanin, u organizua një meshe e shenjtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik e banor të zonës.

“Jeta e kësaj bote është sot për nesër, ndaj dhe njerëzit duhet ta duan njërin-tjetrin dhe Zotin,” ishte mesazhi që përcolli kardinal Ernest Troshani.

Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale solli në kujtesë takimin e monsinjor Nikoll Troshanit me Papa Gjon Palin e dytë, ndërsa vlerësoi sakrificën e kardinalit në mbrojtjen e fesë katolike. Kjo ceremoni përkujtimore u organizua nga Selia e Shenjtë e Vatikanit Romë, në bashkëpunim me Ambasadën e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...