“Kam punuar, kam marr lekë! Situata e zjarreve, emigranti shqiptar i drejtohet gazetares: Vetëm ne kalojmë mes flakëve (VIDEO)

Teksa Greqia po përballet me flakë të shumta që kanë pushtuar pothuajse të gjithë rajonin, nuk kanë munguar as episodet humoristike.

Një gazetare greke po transmetonte live situatën e zjarreve, kur pa një automjet që po kalonte nga vendi që ishte “mbërthyer” nga flakët.

Gazetarja e ndaloi burrin për ta pyetur se si është gjendja, kur emigranti shqiptar tha “Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë” teksa mbante në veshë edhe celularin.

Më pas gazetarja e pyet nëse është zjarrfikës apo vullnetar, ndërsa emigranti shqiptar i përgjigjet: “Jo nuk jam, shqiptar jam. Kam punuar këtu kam marrë lekë. Vetëm shqiptari kalon në mes të flakëve.”

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Mirëmëngjes, jeni të zonës këtu?

Gazetarja: Si është gjendja keni shtëpi këtu?

Shqiptari: Shumë mirë, të gjithë unë e fika, unë.

Gazetarja: Jeni vullnetarë, apo zjarrfikës?

Shqiptari: Jo nuk jam, shqiptar jam, shqiptar por kam punuar kam marrë lekë.

Gazetarja: Keni shtëpi këtu, fikët zjarrin, çfarë bëtë?

Shqiptari: Fika zjarrin, bashkë me ca të tjerë, unë me makinë..kush kalon këtu në mes të flakëve, shqiptari kalon.

Gazetarja: Faleminderit shumë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...