Jim Belushi kërkon ndarjen nga gruaja pas 23 vitesh martesë

Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka bërë kërkesë për divorc pas më shumë se 23 vitesh martesë.

Kjo është hera e dytë që ai dhe gruaja e tij kërkojnë të divorcohen pasi në 2018 ishte ajo që kërkoi divorcin por një vit më vonë ata anulluan procedurat.

Sipas TMZ, Jim dërgoi kërkesën në Gjykatën Superiore të Qarkut të Los Angeles të Premten dhe paraqiti dokumentet e divorcit.

Është e paqartë se çfarë çoi në ndarjen këtë herë, por gjatë ndarjes së tyre të mëparshme, Jennifer përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye të ndarjes së tyre.

Jim dhe Jennifer u martuan në maj të 1998 dhe ata kanë dy fëmijë të rritur së bashku, një vajzë të quajtur Jamison dhe një djalë të quajtur Jared. Jennifer është gruaja e tretë e Jim-it, ai ishte martuar më parë me Marjorie Bransfield nga 1990-92 dhe me Sandra Davenport nga 1980-88.

Do të jetë interesante të shihet nëse Jim dhe Jennifer shkojnë deri në fund me këtë divorc, duke marrë parasysh historinë e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...