30 € për të hequr dorë, por a ju shkon mendja sa kushton për të marrë pasaportën shqiptare…?

Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro.

Në debatin e fortë që ka shkaktuar Ligji I ri për të Huajt mes Kryeministrisë e Zyrës së Presidentit, Këshilli I Ministrave ka miratuar tarifat që do paguhen për lënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare.

Përmes një vendimi që mban datën 1 korrik, Qeveria ka përcaktuar tarifat e shërbimit që do të aplikohen për personat që aplikojnë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare me vendbanim në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe ata me me vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë.

Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e aplikimit pranë Policisë së Shtetit do jenë si më poshtë: Për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 2. Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 3. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:10000 lekë.

Tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat përkatëse pranë përfaqësive diplomatike do jenë si më poshtë: Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 30 euro; 2. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:30 euro; 3. Nxjerrje dokumenti nga regjistri elektronik: 30 euro.

Tarifat për të fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare vijnë në një çast kur Presidenca ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend Ligjin e ri për Të huajt. Zyra e kreut të shtetit argumenton se ligji ka qëllim krijimin e lehtësive për të mbushur me punëtorë të huaj boshllëqet e krijuara nga largimi masiv i shqiptarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...